2 vjet Kanal D Drama

Programe

Kanal D Drama në platformën Tring është pa diskutim një histori suksesi.

Prej dy vjetësh tanimë është shndërruar në një dritare ku shumëkush prej jush ka përjetuar një përvojë të mrekullueshme televizive, mes emocionesh, ndjenjash, kujtimesh, buzëqeshjesh. I nisur dy vjet më parë, si një bashkëpunim prestigjioz mes Tring dhe gjigantit turk Kanal D, rrugëtimi i tij shoqërohet dita-ditës nga një audiencë e jashtëzakonshme, pasi tashmë ju e konsideroni si një pjesëtar të familjeve tuaja. Me dhjetëra tituj serialesh ndër më të suksesshmie të gjitha kohërave, me mijëra orë premiera të përditshme, me aktorët që janë sinonim i profesionalizmit dhe interpretimet e tyre mbresëlënëse, Kanal D Drama vazhdon të sjellë te ju histori që të ngrohin shpirtin, që të bëjnë të qash e të qeshësh, të bëhesh njësh me personazhet, të shohësh botën përmes syve të tyre, të pranosh a kundërshtosh mendësi e kultura ndryshe.

E sigurisht që ky rrugëtim i suksesshëm do të vazhdojë gjatë, me të tjera prodhime, me të tjera emocione, me të tjera befasi…