Tring sjell kanalin më të ri “Bubble Tv”, për beba të lumtur dhe prindër të sigurt!

Programe

Platforma Tring për të gjithë abonentët e saj vjen me surpriza dhe me shumë risi për sa i përket prodhimeve dhe programacionit.

Të përkëdhelurit e kësaj radhe janë fëmijët nga mosha 0-2 vjeç, por edhe prindërit e tyre.

Nga data 2 prill “Bubble TV” do të jetë kanali më i ri që i shtohet listës së pasur të kanaleve të prodhuara ekskluzivisht nga Tring.

Një kanal i krijuar posaçërisht për botën e magjishme të bebave, të cilët sapo kanë hedhur hapat e parë.

Bota e tyre është me plot ëndrra dhe buzëqeshje, por edhe me pasiguri. Prandaj Tring krijoi “Bubble Tv”, për të ofruar një kontent autentik, me përmbajtje edukative, por mbi të gjitha argëtuese që ata të rriten të lumtur dhe të sigurt.

Misioni i “Bubble Tv” është t’i zhvillojë, t’i kuriozojë dhe të nxisë imagjinatën e tyre në një udhëtim pasurues me plot histori, këngë dhe personazhe të dashur për të gjithë familjen.

Përrallëzat e preferuara dhe kartonat shumëngjyrësh, tani do t’i gjeni në një kanal të dedikuar vetëm të vegjëlve tuaj, duke i ndihmuar ata të zbulojnë botën e ngrohtë përreth tyre.

Duke parë “Teletabisat”, “Bebi Tu Tu”, “Mimo dhe Bobo”, “Qengji Timi dhe miqtë”, “Topthat çudibërës”, dhe shumë e shumë produksione të tjera fantastike që “Bubble Tv” ka menduar për të vegjëlit, ata do të rriten të lumtur dhe me plot ngjyra.

“Lepurushët e dritës” do të sjellin gëzim dhe lumturi kur bebat do t’i shohin. Ndërsa do të luajnë dhe do të këndojnë bashkë me “Teletabisat”.

“Tu Ti Tu” nëpërmjet lodrave shumëngjyrëshe që do të marrin jetë, do të nxisë kreativitetin e fëmijëve.

“Liza dhe Beni”, dy binjakët do t’i ndihmojnë të vegjëlit tuaj të identifikojnë burimet e tingujve të ndryshëm që dëgjojmë çdo ditë.

“Bubble Tv” do jetë një kanal shumë i dashur për bebushat, por edhe më i besuari për prindërit, të cilët do t’i lenë përpara ekranit pa asnjë dyshim.

Beba të lumtur, prindër të sigurt!