Tring vjen me 3 seriale të mrekullueshme që do ju mbajnë të gozhduar përpara ekranit

Programe

2019 ka nisur në Tring me një sërë premierash. Përfundimi i disa serialeve i ka lënë vend produksioneve të reja të cilët premtojnë se do ju mbajnë të lidhur pas ekranit të televizorit.

ficipi-dizisi.jpg

Jeta e Xhan Manaj ndryshon menjëherë kur ai njeh Duru.
Një balerinë të talentuar që jeton me të dashurin e saj kompozitor, Denis.
Megjithëse një nga psikologët me të famshëm në vend, jeta e Xhan është një sekret i padeshifrueshëm, copëza të saj dalin në dritë nga hetimet e një gazetareje të guzimshme, duke vënë kështu në dyshim karrieren, sukseset dhe raportet me studentët.
Fi – është një thriller psikilogjik, një përshtatje e 3 romaneve të Azra Kohen, një produksion i mbyllur në 2018, që vjen në Tring nga 24 janari. Fi, vjen si një serial shumë i fortë, shumë emocional, shumë godites, vjen si një sukses i padiskutueshem me një rekord, prej mbi 50 milion shikuesish
“Fi” Çdo të enjte ora 21:00 në Jolly HD 2 episode premiere

Fft99_mf6622870.jpg

Pelini braktiset nga i dashuri i ëndrrave i cili zhduket pa lënë gjurmë. Sinani, dikur e dashuronte marrëzisht, por Pelin e poshtëroi. Sot, ajo është e bindur se nuk mund ta gjejë lumturinë nëse ai nuk e fal për atë çka ka ndodhur vite më parë. Një gjë të vetme nuk e ka të qartë Pelini, se karuseli i kohës sjell me vete hakmarrjen dhe Sinani tanimë kërkon të tijën. Nga 20 Janari në Tring, “Hakmarrje e ëmbël”!

cq5dam.web.738.462.jpeg

E braktisur nga Moska dhe në krizë të thellë ekonomike, udhëheqja e Gjermanisë Lindore dërgon agjentë sekretë për të eksperimentuar në botën kapitaliste në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar vendin nga falimentimi. Martin Rauçi rikthehet në terren.
Këtë herë, marrëveshjet e errëta dhe misionet e rrezikshme e çojnë atë në Afrikën e Jugut, Angola, Libi, Paris, Berlinin perëndimor dhe në fund në atë lindor, ku do të përballet me një vendim të vështirë. Në sfondin e perestrojkës, luftërave për pushtet, përpjekjeve për t’i dhënë fund aparteidit dhe ndjesisë së frikshme që ka kapluar Gjermaninë Lindore, duket se fundi po afron.
DEUTSCHLAND 86 Çdo të mërkurë, ora 21:00 në Jolly HD