Njihuni me serialin e ri turk që do ju mbajë të mbërthyer përpara ekranit të Tring!

Programe

krahtedashu

Nis sot në ekranin e 3Plus një tjetër serial i suksesshëm turk. Me protagonistë Kadir Dogulu, Seda Bakan dhe Mustafa Üstündag, “Krahët e dashurisë” do ju mbajë të mbërthyer pas ekranit të Tring!

57c86dee0f25440d14fa5557

Lejla ka lënë pas krahëve një martese të dështuar. Me ndihmën e të atit, ajo vendos të martohet me Hashmetin, një sipërmarrës të suksesshëm e të pasur, por ditën e dasmës zbulon se ai është një njeri i pamëshirshëm, i cili merret me punë të pista. Kështu, arratiset nga ceremonia martesore. Atë çast, jeta e saj do të kryqëzohet me atë të Alperit, një burrë i ri, i cili është duke rritur i vetëm të bijën, pasi e shoqja ka rënë në gjendje kome, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mes Lejlës dhe Alperit do të lindë një dashuri e pastër, por e pamundur, rruga e së cilës do të jetë e mbushur me rreziqe, sfida, sekrete dhe… shumë pasion.

e3a6601e 10e0 4bb5 9bac c1eec1217397

Mos humbisni premierën nga e hëna në të premte në orën 17:30 në 3Plus dhe ritransmetimin në orën 12:00.