“Cops” vijnë këtë javë në Tring Collection

Programe

Tring Collection sjell surprizen e radhës. Përgjatë kësaj jave, duke filluar nga data 28 mars në Tring Collection do të vijnë Cops, me një përzgjedhje filmash prej 50 titujsh ndër më të mirët, ku në fokus kanë policët.

Netë të tëra në kërkim të një vrasësi të mundshëm, por shpesh të paparashikueshëm.

Me tavolinat e punës plot shkresa, filxhanë kafeje të boshatisur dhe pamjen e përhumbur…

Jeta e policit në ekranet e kinemasë është gjithmonë e ndarë mes zbulimit të fajtoreve dhe ndjekjeve të dhunshme.

Në ditë rutine, ata janë policë të shkëlqyer, por në ditë të rrezikshme, s’ka më të mira se ata.

Ligji ka kufij, por jo për ta.

Më poshtë po ju zbulojmë edhe filmat që do të mund të ndiqni në Tring Collection nga 28 marsi deri në 3 prill.

 

E HENË

“Qyteti i krimit” – 21:00

“Treni i parave” – 22:40

 

E MARTË

“Policat rezervë”- 21:00

 

“Policë pa rregulla” – 23:00

 

E MËRKURË

“Djemtë e këqinj” – 21:00

 

“Policë në provë 2” – 23:00

 

E ENJTE

“Thikë pas shpine” – 21:00

 

“Mbretërit e rrugës” – 23:00

 

E PREMTE

“Shaft” – 21:00

 

“Ekzekutuesi” – 22:50

 

E SHTUNË

“Bastardë me uniformë – 21:00

 

“Robocop” – 22:50

 

E DIEL

“Maratona e Bostonit” – 21:00

 

“Njësia antikrim” – 23:15