Detajet e fotografive tregojnë se Cagatay Ulusoy është rikthyer në krahët e ish të dashurës

Showbiz

cagatahaha

Aktori i njohur Cagatay Ulusoy është rikthyer në krahët e ish të dashurës së tij, Duygu Sarisin. Ata u ndanë në Tetor të vitit që shkoi por më pas u fotografuan së bashku disa muaj më parë. Edhe pse mediet shkruan për këtë ritakim, çifti vendosi të mos komentonte. Ajo që ka ngjallur përsëri dyshime dhe i ka sjellë përsëri në vëmendje dy të rinjtë është një foto e postuar së fundmi nga Duygu. Ajo shfaqet me një kapele, të njëjtën që mbante Ulusoy ditën që u fotografua me të. Të jetë një rastësi? Shtypi turk shkruan se kemi të bëjmë me një rikthim të aktorit tek e dashura e tij!

cagatay ulus 132001LI