Dhurata luksoze e Erës nga i dashuri i saj

Showbiz

hhhhhhhhhhhhhhhhhh

Viti 2016 ka qënë po aq i sukseshëm për Era Istrefin aq sa dhe viti 2015, kur ajo pati bumin e saj artistik. Me një kontratë ndërkombëtare në muzike, kur po përgatitet për këngën e re në një kohë kur artistet dhe personazhe si Katy Perry, Kim Kardashian reklamojnë punën e saj si të preferuar, kur është në krye të play listave të muzkës greke, Era nuk ka çfarë kërkon më shumë. Megjithatë përveç karrierës, Erës po i prin e mbara dhe në dashuri. Dhuratat i pranon dhe mbreti dhe në këtë periudhë festash ajo ka marrë një të tillë, madje një goxha dhuratë.

Menaxheri dhe njëkohësisht i dashuri i Era Istrefit, Faton Shoshi, ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shihet me një veturë shumë luksoze. Bëhet fjalë për markën e njohur të makinave Rolls Roys në targën e të cilës shkruhet “Era”, ndërsa vlen të theksohet se një i tillë vlen qindra mijra euro. Fillimisht komenti i vetëm i Erës ishte “wooow” ndërkohë më vonë këngëtarja ka zbuluar se kush i bëri këtë surprizë, “Ai është Faton Shoshi!”. Lidhja e tyre u përfol kohë më parë në mediat kosovare, edhe pse Era dhe Fatoni, ende nuk kanë deklaruar asgjë zyrtare mes tyre. Çifti shihet në vazhdimësi së bashku dhe mediat hedhin dritë se dashuria mes tyre tashmë është evidente.ttttttttttttttttttttt3