Dikush nuk u mjaftua me kritika verbale dhe bën këtë veprim ndaj Donald Trump!

Showbiz

trump walk
Duket se dikujt nuk i mjafton ta kritikojë apo qoftë edhe ofendojë presidentin e SHBA nëpër rrjete të ndryshme sociale. Tashmë që çdokush ka lirinë të shprehet kudo, duket pak absurde që një person të arrijë deri në këtë pikë, por ja që çdo gjë mund të ndodhë. Ylli i Donald Trump në “Walk of Fame” në Hollywood është shkatërruar plotësisht.

ylli

Një person është nisur drejt tij me një çantë kitareje, nga ecila ka nxjerrë një kazmë dhe më pas ka goditur yllin e Trump. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, pasi një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2016. Megjithatë, asnjëherë nuk ishte arritur që ylli të dëmtohej deri në këtë pikë. 24 vjeçari i cili ka kryer këtë akt, është arrestuar nga policia dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për veprimin e tij.

ylli trump