Burak Ozcivit gjen sozinë dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq!

Dashuri e pafund

ozcivit sozi
Është bërë tashmë diçka normale që personazhet e njohur të kenë sozitë e tyre nëpër botë. Por aktori turk Burak Ozcivit ka një sozi shumë afër tij, në Turqi, me të njëjtin emër dhe ngjashmëria që sozia e tij ka me të është e frikshme. Modeli turk, i cili është bërë i famshëm për shkak të ngjashmërisë që ka me Burak Ozcivit, quhet Burak Khan. Ai ka rreth 84 mijë ndjekës në Instagram dhe është po aq simpatik sa Ozcivit.

burak modeli

Nuk dihet nëse emri i tij është në të vërtetë Burak apo e ka ndryshuar për shkak të ngjashmërisë që ka me aktorin, por kjo ngjashmëri na ka lënë pa fjalë! Mos ndoshta shumë herë ka qenë modeli ndërkohë që të gjithë mendonin se shihnin Ozcivit? Epo këtë nuk do e vërtetojmë dot kurrë, megjithatë jemi shumë të lumtur që egizston edhe një tjetër Burak po aq i bukur sa ai që njohim ne.

burak modeli2