Dilan Cicek Deniz ‘i mori’ të dashurin, Berrak Tuzunataç shijon ndarjen e tyre me partnerin e ri!

Showbiz

berrak
Aktorja e serialit “FI”, Berrak Tuzunataç, ka qenë e lidhur për 3 vite me Birkan Sokullu. Pak muaj më parë, ata u ndanë dhe Birkan u lidh thuajse menjëherë me një tjetër aktore, me Dilan Cicek Deniz. Lidhja e tyre dukej shumë e bukur në sytë e publikut, megjithatë si përfundim zgjati vetëm 3 muaj. E tashmë është radha e Berrak të shijojë një lidhje të re.

berrak tuzun 092359IR

Mësohet se ajo ka nisur një histori të re dashurie me Can Celebi, i cili gjithashtu sapo ka hedhur pas krahëve një marrëdhënie 3 vjeçare. Çifti janë nisur ditën e djeshme drejt Gjermanisë, për të kaluar disa ditë pushimi së bashku. Ngjarjet e fundit duket se i kanë shijuar mjaft aktores, e cila ka shkruajtur: “Tani është radha ime…” Një koment i cili u mor si kunjë e drejpërdrejtë për Berrak dhe Dilan.