Vesh të njejtat bikini pas 27 vitesh, modelja arrin të mahnitë të gjithë!

Showbiz

helena123
Supermodelja Helena Christensen, ka realizuar një photoshot me të njejtat bikini si 27 vite më parë. 49 vjeçarja, u fotografua në Manhattan, e veshur vetëm me bikinit metalike. Këto bikini të krijuara nga Thierry Mugler, asokohe ishin bërë posaçërisht për kopertinën që modelja do realizonte. E duke parë fotot me 27 vite diferencë, mund të themi se Helena ruan po të njejtin trup perfekt.

helena
“Të gjithë dukemi njëlloj dhe të gjithë kemi probleme me vetëbesimin, kështu që thashë me vete ‘thjesht bëje’. Edhe pse mund të jetë e sikletshme apo e parehatshme, modelingu i shton diçka jetës sime. Më pëlqen ajo çfarë i shton. Mendoj se është e rëndësishme të provojmë sa më shumë gjëra në jetët tona të shkurtra. Rroba banjot metalike më rrinin të ngushta atëherë, më rrijnë të ngushta edhe tani, por sidoqoftë mendoj se ia dola,” ka thënë modelja.

helena2