“Është “Sunny Hill”, lagja ku jam rritur në Prishtinë” ; Dua Lipa tregon me krenari për…

Showbiz

Në intervistën e fundit teksa fliste rreth fushatës së re me linjën e parfumeve të YSL, ajo u pyet edhe për tatuazhin e preferuar që e ka të realizuar në trupin e saj.
Bëhet fjalë për tatuazhin “Sunny Hill”, i cili është i shkruar në krahun e saj të djathtë. “Sunny Hill” përkthyer në shqip i bie “Bregu i Diellit” – lagje kjo në të cilën Dua ka jetuar përreth katër vite të jetës së saj, në kohën kur prindërit e saj u kthyen nga Anglia në vitin 2008.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


“Thjesht lagja që prindërit e mi u rritën në Kosovë”, shpjegoi ajo.
“Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, ka thënë Dua Lipa, duke thënë se këtë tatuazh e ka të preferuarin në mesin e 15 tatuazheve.