Eleni Foureira habit të gjithë: Më tallin për origjinën time!

Showbiz

eleni15
Ajo është zyrtarisht përfaqësuesja e Qipros për këtë vit në Eurovizion. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar se pikërisht ky detaj, është duke e penguar të pregatitet si duhet për këtë kompeticion. Eleni ka treguar se duke qenë se është nga Shqipëria, të gjithë i thonë që duhet të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion dhe se nuk ka lidhje me Qipron.

eleni2
“Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë: A je nga Shqipëria? Atëherë me atë të shkosh në Eurovizion,” ka thënë këngëtarja. Ajo gjithashtu ka shtuar: “Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet, vetëm sepse jam nga Shqipëria?”