Marka prestigjoze bën ndryshimin rrënjësor!

Lifestyle

donatella
Firma e njohur ‘Versace’ do të ndalojë së përdoruri gëzofët e vërtetë, sepse vetë drejtuesja Donatella Versace ka thënë se “kjo nuk është diçka e drejtë”. Në një intervistë për revistën ‘The Economist’s 1843’ ajo ka thënë: “Gëzof? Unë nuk dua të vras kafshët për të bërë modë.”

verace3

Për një kohë të gjatë ‘Versace’ ka qenë simbol i gjërave shumë luksoze dhe magjepsëse dhe aktualisht shet një jastëk prej gëzof lepuri 1.450 dollarë. Megjithatë pas këtyre fjalëve të Donatella Versace, do të thotë se kjo firmë do të ndjek gjurmët e ‘Guçi’-t dhe ‘Michael Kors’, që kanë premtuar se nuk do të përdorin më asnjëherë gëzofët natyral nga kafshët.

versace

Në dekadat e kaluara edhe shumë firma të tjera kanë hequr dorë nga gëzofët si: ‘Tommy Hilfiger’, ‘Calvin Klein’ dhe ‘Donna Karan’. Duke qenë se lëvizja kundër gëzofëve është në rritje duket se firmat që do të t’i përdorin në vazhdim do të jenë në minoritet.

versace2