Një tjetër medalje për Luiza Gegën: Na bën sërish krenarë!

Sport

luiza
Ndërsa futbollistët shqiptarë po bëjnë krenarë të gjithë bashkatdhetarët këtë Botëror, një sportiste shënoi një tjetër arritje.Atletja shqiptare Luiza Gega triumfoi në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Gega arriti të dilte e para në garën 3000 metra me pengesa duke fituar medaljen e artë. Atletja shqiptare nuk ka patur konkurrencë thuajse gjatë gjithë garës të përfunduar për 9:27.76 minuta.