Grimi perfekt, në vetëm 10 minuta sipas Kylie Jenner!

Showbiz

kylie
Kylie Jenner njihet si një prej adhurueseve më të mëdha të make up-it. Teknikat e saj janë kthyer në frymëzim për vajzat e reja që adhurojnë të grimohen. Kylie ka realizuar një video për Vogue, ku tregon sekretet e saj për një grim të shpejtë, të thjeshtë dhe perfekt për në përditshmëri. Ajo ka treguar se fillon me vetullat, pasi ka hidratuar paraprakisht fytyrën. Më pas vazhdon me tonin e syve, të cilin e ka zgjedhur ngjyrë portokalli, duke na treguar të gjithëve që i pëlqejnë ngjyrat e guximshme.

Përveç furçave, Kylie e hap tonin edhe me gisht, duke na lënë të kuptojmë që duhet të jemi gjithmonë praktike kur vjen puna te grimi. Më pas vazhdon me kremin pudër, të cilin e përhap me furçë dhe me sfungjer. Sipër aplikon korrektorin, pudrën fiksuese, bronzer-in, lapsin e buzëve dhe buzëkuqin. Nuk mund të mungonte blush-i, aplikimi i të cilit është pjesa e saj e preferuar, siç e tregon dhe vet Kylie. Më pas vjen rimeli, për qerpikët e sipërm ajo preferon rimelin e zi, ndërsa për të poshtmit, rimel ngjyrë kafe, pasi nuk dëshiron t`i theksojë shumë. Grimi nuk ka kuptim pa highlighter dhe pa pak shkëlqyes buzësh. Dhe në fund sprai fiksues.