Dilan dhe Birkan më në fund pranojnë historinë e dashurisë!

Showbiz

dilan birkann
Aktorja e “Një histori nga Bodrumi”, Dilan Cicek Deniz dhe Birakn Sokullu përfliten prej kohësh tashmë se janë në një lidhje. Por, duke qenë se secili prej tyre sapo ka lënë pas krahëve një histori dashurie, dy të rinjtë nuk kanë dashur të nxitohen duke konfirmuar direkt romancën e re. Ata janë parë shpesh herë së bashku, por janë kujdesur gjithmonë të ruajnë distancën.

dilan cicek 142455JS

Një mënyrë kjo për të mos i lënë paparacët të konfirmonin lidhjen. Megjithatë, tashmë duket se ndihen gati të ndajnë dashurinë e tyre me publikun e gjerë. Dilan dhe Birkan janë fotografuar ditën e djeshme, teksa dilnin nga një restorant. Por, këtë herë, çifti nuk kanë ngurruar të ecin të kapur për dorë dhe të shprehin lumturinë e tyre. Ndërkaq, Birkan ka thënë: “Po mundohemi të njohim njëri-tjetrin. Kemi një lidhje të re, e cila deri tani po shkon shumë mirë.”