Dy ikonat kinematografike, së shpejti në një film bashkë?

Showbiz

jackie chan
John Cena po shijon mundësinë për të ndjekur rrugën e “The Rock” në Hollywood. Cena ka luajtur në disa filma, por me projektin e radhës ka bërë një hap të rëndësishëm. Filmi i radhës ku do të shohim 41-vjeçarin titullohet “Ex-Baghdad”.  Ky film do të ishte hera e parë e Jackie Chan dhe e Sylvester Stallone së bashku në ekranin e madh, por ja që Stallone iku dhe Cena erdhi në vend të tij.

john cena

Para disa kohësh ideja e zëvendësimit të Stallone-s me Cena-n dukej si çmenduri, por në këtë pikë, 16 herë fituesi i WWE është bërë komod me Hollywood-in dhe goxha i kërkuar. Filmit përqendrohet në një rafineri të naftës në Mosul, Irak, e cila sulmohet dhe merret nga terroristët që kërkojnë të vjedhin naftën. Jackie Chan dhe John Cena bashkohen së bashku për të mbrojtur rafinerinë dhe për të penguar komplotin.