Pas këngës për Botërorin, Era Istrefi shijon suksesin e radhës!

Showbiz

eraaaaaaaaaaaaa
Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi po shijojnë suksesin e këngës “Live it up”. Kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të Futbollit, u prit mjaft mirë nga publiku dhe po njeh suksese dita ditës. Përmes një postimi që Era ka ndarë me ndjekësit tregon se ka thyer rekordin duke u renditur në top 50 në platformën muzikore Spotify.

era spotify
“Ne e thyem edhe këtë në top 50-she në Spotify”, është përshkrimi që Era ia ka vënë fotos. Kënga e punuar nga Diplo numëron mbi 36 milionë klikime në kanalin zyrtar YouTube.