Do kthehet apo jo me Jennifer Aniston? Brad Pitt jep përgjigjen epike!

Showbiz

Aktori i njohur, Brad Pitt është fotografuar së fundmi në Los Angeles në Kaliforni. Ai ishte duke shkuar drejt makinës së tij në momentin kur paparaci e ka pyetur nëse do të kishte një rikthim të tij me Jennifer Aniston.

Për shumë kohë fansat e 55-vjeçarit kanë kërkuar me ngulm përgjigjen e kësaj pyetjeje, sidomos pasi Brad ishte prezent në ditëlindjen e 50-të të Aniston në 9 shkurt. Ndërkohë që i drejtohej makinës së tij, aktori është shprehur: “Oh zot”, duke mos dhënë asnjë koment më shumë.Kujtojmë se adhuruesit e Pit dëshirojnë ta shohin atë sërish me Jennifer, pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie.