Dua Lipa dhe Anwar Hadid hedhin hapin e rradhës! Nisin bashkëjetesën dhe…

Showbiz

Pak muaj nga ndarja me ish të dashurin e saj Isacc, Dua Lipa na befasoi të gjithëve me përfshirjen në familjen Hadid. Ajo dhe Anwar janë bërë të pandashëm që nga fillimi i lidhjes së tyre. Së fundmi kemi parë që familja e tij nuk le më as foto pa i komentuar Duas!
Gjërat janë bërë serioze ndërmjet tyre dhe ky tashmë është një fakt. Por, ajo që nuk na e merrte mendja është që me gjithë angazhimet e tyre artistike ata kanë marrë vendimin e papritur të bashkëjetesës. Çifti do të bashkëjetojë dhe janë tepër të entuziasmuar për këtë. Kanë zgjedhur qytetin e New York-ut dhe për momentin deri sa të gjejnë shtëpinë ashtu siç e ëndërrojnë të dy, kanë vendosur të banojnë me qira.