Dua Lipa e kaloi natën me yllin e Real Madrid pas finales së Champions?

Showbiz

dualipaexcsd

Të shtunën e gjithë vëmendja ishte në finalen e madhe të UEFA Champions League ku Real Madrid u përball me Liverpool. Në ceremoninë hapëse, këngëtarja shqiptare Dua Lipa shkëlqeu në performancën e saj. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes duket se kanë nisur të qarkullojnë disa zëra, sipas të cilëve, Dua e kaloi natën me futbollistin e njohur Marco Asensio.

img cfaneca 20180529 101212 imagenes md otras fuentes 180529 asensio1 kANE U4439269909795WE 980x554MundoDeportivo Web

Sipas CNN turk, futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë argëtuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. Në fakt, edhe pse lajmi i CNN Turk nuk ofron më shumë informacione rreth takimit mes Asensios dhe Lipës, lajmin ua kanë konfirmuar burime të afërta me lojtarin. Gjithashtu, është thënë se dyshja janë takuar së bashku edhe pas përfundimit të festës së madrilenasve në Kiev.

asensio 990 655x368