Dua po vjen, Dua po vjen…me 9 Gusht ne Prishtine!

Showbiz

sdvvdsdv

Këngëtarja nga Kosova e cila veprimtarinë e saj muzikore po e zhvillon në Angli dhe e cila është bërë e famshme edhe në botë, Dua Lipa do të mbajë koncert në parkun Gërmia në Prishtinë, më 9 gusht, transmeton arbresh.info.

Konfirmimin pritet ta bëjnë pas pak momentesh në një konferencë për media, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe babai i Duas i cili është po ashtu këngëtar, Dukagjin Lipa.

Ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se bileta do të dalin në shitje më 25 korrik anembanë Kosovës, ndërsa një e tillë kushton prej 10-15 euro