Dy biondet në garë

Showbiz

l1 1469211674 2740757

Të dyja janë të njohura në botën e televizionit si moderatore në emisione të ndryshme.

Sezonin e kaluar televiziv, Luana Viollca, një nga biondet e Top Channel ishte bashkëmoderatore në emisionin “E Diell” në krah të Alban Dudushit dhe Ornela Bregut. Ajo tashmë është bërë mjaf e dashur për publikun, pasi në një renditje është cilësuar si një nga prezantueset më të ndjekura në rrjetet sociale.

darggr

Nga ana tjetër Viola Spiro pas një pauze disamujore pas mbylljes së spektaklit “Dance With Me”, ku ajo ishte konkurrente, u rikthye në ekranin e televizionit Ora News me programin “EuroSkaner”, gjatë ‘Euro 2016’, në krah të gazetarit Gerti Ҫarҫani. Gjithashtu e kemi parë teksa shfaqet në ekran edhe si protagoniste në reklama të ndryshme, shkruan ‘Revista Class’.

rger

Garën mes dy biondeve të ekranit e ka filluar një ndjekës i tyre në Instagram. Në një foto të publikuar së fundmi nga Viola, ai ka shkruar: “Kot lodhesh vetëm Luana njihet në Shqipëri”.  Dhe ajo menjëherë është përgjigjur: “Ku e pe lodhjen ti?”, duke theksuar kështu edhe një herë se tashmë ajo e ka një vend në ekranin shqiptar dhe se nuk është nevoja të lodhet për t’u bërë fytyrë publike, as të krahësohet me të tjera.

dvddvvds