E bujshme: Johnny Depp bëhet pjesë e universit Harry Potter!

Showbiz

333333333333333333333

Ishte mbajtur shumë e fshehtë dhe me shumë gjasa kështu do vazhdojë, por sekreti tashmë doli në shesh!

Përpara se të dalë në kinema filmi “Fantastic Beasts and Where to Find Them” më vonë gjatë këtij muaji, është bërë publik një lajm nga ata që kthejnë përmbys botën e kinemasë mbi vazhdimin e tij. Siç kemi shkruar më parë, historia pararendëse e Harry Potter për krijesat fantastike dhe zoologun Newt Scaramander do të jetë një triologji, dhe në filmin e dytë Johnny Depp do t’u bashkohet fituesit të çmimit Oscar Eddie Redmayne, Zoe Kravitz si dhe shumë yjeve të tjerë. Vetëm se do të na duhet të presim deri në vitin 2018 kur filmi i radhës të dalë. Ndërkohë E! News ka ngacmuar me idenë se ndoshta Depp mund të shfaqet qoftë edhe si figurant që në filmin e parë. Na mbetet vetëm të presim 18 nëntorin, dhe të shpresojmë natyrisht.