E dini përse Justin dhe Hailey janë kapur duke qarë në rrugë?

Showbiz

justin crying
Vetëm disa ditë më parë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u fotografuan duke qarë ndërsa ishin duke shëtitur me biçikleta në West Side në Manhatan. Fotot e tyre bërë xhiron e rrjetit duke ua këputur shpirtin të gjithë fansave të tyre, të cilët ishin kuriozë të dinin arsyen se përse ishte mërzitur çifti.Menjëherë pasi lajmi u bë publik, i ngacmuar nga “TMZ”, Justin tha se ka ditë të mira në jetë dhe ditë të këqija.

hailey crying

Mirëpo një burim pranë çiftit ka zbuluar për “Daily Telegraf” se gjithçka ka lidhje me Selena-n.Mesa duket Hailey ndihet inferiore, për ish-in e Justin dhe mendon se nuk do të arrijë dot ta zëvendësojë Selenën në zemrën e Justin. Burime pranë tyre thonë se Hailey ndihet keq sidomos në praninë e miqve të Justin dhe mamasë së tij, të cilët mendojnë dhe thonë gjatë gjithë kohës që Selena është shpirti binjak i Justin. Pikërisht kjo bëhet shkak për debate mes tyre edhe pse Justin përpiqet t’a ngushëllojë dhe t’i provojë se nuk ndjen më asgjë për ish-in e tij.

sel