E dini si dukej Almeda përpara shumë vitesh?

Showbiz

tolga almeda

Mesa duket tiparet e Miss-it i ka pasur që e vogël. Me buzëqeshjen në fytyrë dhe pozën prej modeleje, Almeda duket po e bukur sa tani. Ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria në profilin e saj në Instagram dhe ndjekësit nuk janë kursyer me komplimentat. Dhe sikurse shihet nga fotoja, të drejtë kanë pasur. Almeda dukej yll e bukur edhe atëherë kur ishte ende adoleshente dhe akoma nuk ishin futur në përdorim photoshop-i dhe filtrat.

almeda 2

Padyshim, ajo që bie menjëherë në sy kur shohim foton është portreti i bukur e i ëmbël dhe ngjashmëria me Almedën e ditëve të sotme, ashtu sikurse spikasin që atëherë një ndër pikët më të forta të saj, supet. Ndërkohë jemi në pritje të publikimit të projektit më të ri, ku do të mund ta shohim Almedën në një tjetër dimension, si këngëtare. Kënga është në gjuhën turke, dhe vjen në bashkëpunim me një këngëtar të njohur në Turqi. Ditë më parë Almeda publikoi edhe pjesë edhe nga xhirimet e videoklipit.