Pas gjithë zhurmës mbi ngjarjen në ish-Bllok, rikthehet Elvana!

Showbiz

elvana poo
Këto ditë emri i këngëtares është përmendur tejmase, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok. Megjithatë, ajo deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për atë çka ndodhi dhe me shumë gjasa nuk është as në Shqipëri. Por, për publikun, Elvanën e ka rikthyer Poo Bear, producenti i famshëm me të cilin ajo bashkëpunon në Amerikë.

Projekti quhet Poo Bera Presents:Bearthday Music dhe përmban bashkëpunime të tij me shumë artistë të njohur. Kënga e Elvanës mban emrin “Shade” dhe videkolipi u publikua pak orë më parë. Ky album, është një dhuratë e producentit për veten, ku do të futën bashkëpunime me Jennifer Lopez, Justin Bieber, J Balvin dhe plot artistë të tjerë.