E mbajti sekret për 9 muaj: Aktori mori vesh nga interneti që u bë dajë!

Showbiz

Brody Jenner
Brody Jenner është vëllai nga babai i Kylie Jenner. Ai është mjaft i njohur si aktor dhe si model gjithashtu. Mirëpo, mesa duket nuk është aq i afërt me motrat dhe familjen Kardashian-Jenner. Kjo është mëse e qartë nga fakti që edhe ai, e mori lajmin e shtatzanisë së Kyliet njësoj si ne.

brody

Ndërsa ne kemi kërkuar, aluduar e publikuar plot momente të Kyliet, vëllai i saj nuk dinte absolutisht asnjë gjë. Këtë detaj e ka rrëfyer vetë Brody në një intervistë që ka dhënë. “Të them të drejtën nuk e dija fare që ishte shtatzënë. Në fakt, kam kohë që nuk e kam takuar Kylien pasi ka qenë e zënë. Akoma nuk e kam takuar, mezi po pres t’i shikoj së shpejti.

kylieeee