Ja kush mori një propozim për martesë në festivalin e Kanës

Showbiz

Në mesin e shumë yjeve që parakaluan në festivaline Kanës kishte dhe nga ata që nuk i njihte askush. Këtë herë një çift ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të vjedhur vëmendjen.
Bëhet fjalë për milionerin grek Milos Kanta dhe një showgirl nga Portugali, të cilët tërhoqën vëmendjen me një propozim për martesë. 63 vjeçari i ulur në gjunjë i ka dhuruar unazën e martesës të dashurës së tij 25 vjeçare.
Ky propozim vjen 6 javë pasi ata të dy kishin filluar romancën.