E pabesueshme: Anulohet divorci mes Jolie-Pitt. Veprimi i Brad ndryshon vendimin e Angelinës

Showbiz

565

Shtatorin e vitit të kaluar, Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc ndaj Brad Pitt pasi ky i fundit u akuzua për një grindje me të birin, Maddox, gjatë kohës që po udhëtonin me aeroplan. Thuhej se aktori gjatë diskutimit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Megjithatë lajmet e fundit raportojnë se divorci i tyre është lënë në pauzë për momentin, madje njerëzit janë duke menduar se ndoshta ata kthehen bashkë sërish. Një mik i afërt me aktoren e njohur të “Maleficient” ka treguar se çifti ka vendosur të ndalojë divorcin për shkak të gjashtë fëmijëve të tyre.

“Divorci është ndaluar. Ata nuk kanë bërë asnjë veprim për ta vijuar procedurën dhe askush nuk mendon më se kanë për ta firmosur”,- është shprehur burimi.

Duket se Pitt po përpiqet shumë të fitojë zemrën e bashkëshortes së tij, madje për të ka hequr dorë edhe nga alkooli. Thuhet se kohët e fundit ai është parë në bare të ndryshme, por ka konsumuar veç çaj dhe asgjë me përmbajtje alkooli. Mos u çudisni nëse një ditë dëgjoni se çifti më i dashur i Hollivudit është sërish bashkë.

screenshot 2 1474383134 1460978.png

Burimi: Blitz.al