Edhe Dua Lipa provon look-un ikonik të Audrey Hepburn

Showbiz

Imazhi i Audrey Hepburn në ‘Breakfast at Tiffany’s  ka tunduar miliona gra në gjithë botën për të qenë njëherë të vetme nën petkun e saj dhe këtij tundimi nuk i ka rezistuar as Dua Lipa.

Së fundi ajo ka publikuar një foto nga klipi i saj i fundit ‘We’re good’ në të cilën ka risjellë imazhin e aktores së njohur, por në një koncept më modern dhe më afër stilit të saj. Dua duket se ka një debulesë të veçantë për aktoren, pasi shpesh është shfaqur me një stil të frymëzuar prej saj, me kapelet e mëdha, bishtat e theksuar të syve dhe fustanet elegante.