Edhe pse ende të vegjël, këta janë fëmijët e VIP-ave shqiptarë që numëjnë mijëra ndjekës në instagram

Showbiz

FEMIJEVSP.jpg

Të jesh pjesë e rrjetit social Instagram po kthehet në një trend kohëve të fundit pavarësisht moshës që mund të kesh. Këtij “trendi” po i bashkohen edhe shumë vipa të ekraneve shqiptare. Fëmijet e emrave të njohur për publikun shqiptar tashmë janë pjesë e rrjetit social Instagram. Nuk dihet nëse llogaritë e tyre të instagramit janë hapur dhe menaxhohen nga prindërit e tyre apo fansat, por këta fëmijë numërojnë jo pak ndjekës në Instagram.
Në krye të top Listës është Jon Markoov (jonmarkoov), djali i këngëtares Adelina Tahiri. Edhe pse akoma pa mbushur 1 vjeç, ai numëron rreth 15.1k ndjekës dhe kryeson listën. Në profilin e tij në Instagram ka vetëm 8 postime. Mesa duket kurioziteti i publikut për femijët e të famshmëve është goxha i madh.

Fernando, (don_fernando5) djali i këngëtares Ciljeta Xhilaga. Ai numëron rreth 11.3K ndjekës edhe pse në profilin e tij ka vetëm 35 postime. Ciljeta në një intervistë është shprehur se vetë ajo e menaxhon llogarinë e tij në Instagram, madje këte gjë e ka të cilësuar edhe në profilin e tij në Instagram.

Tian Patris Berisha (tianpatrisberisha) djali i këngëtares së hitit Fenix, Tuna Sejdi gjithashtu është pjesë e ketij rrjeti. Tian numëron rreth 153 postime dhe 4981 ndjekës. Tian një fytyrë e vogel ëngjëllorë dhe mjaft i qeshur së shpejti do të pushtojë, jo vetëm rrjetetet sociale por edhe ekranet shqiptare.

 

Blin Berisha (blinibeee), djali reperit Lumi B. Vogelushi 6 vjeçar numeron rreth 4.064 ndjekës dhe 183 postime. Vogelushi i ëmbël duket si një mini version i të atit. Nuk dihet nëse llogarinë e tij e menaxhon vetë ai apo prindërit e tij.

Coco Antonel Andoni (cocoantonelandoni) vajza e rregjizores Inis Gjoni , është një nga të paktat vogelushë që kanë Instagram, ajo numeron rreth 1406 postime dhe vetëm 9 ndjekës. Pavarësisht se vogëlushja ka një llogari në Instagram, profili i saj është privat dhe mesa duket ndiqet vetëm nga familjarët.