Edhe pse këngëtare e suksesshme, vazhdon të udhëtojë me autobuz…

Showbiz

fifi bus
Mund t`ju jetë krijuar përshtypja se të gjithë këngëtarët apo personazhet e njohur bëjnë jetë luksi apo sikur i kanë të gjitha komoditetet, por në fakt nuk është kështu. Ka dhe nga ata që udhëtojnë me autobus dhe bëjnë një jetë normale, si shumica e njerëzve në vendin tonë. Një prej këtyre personazheve të njohur që e ka pranuar këtë gjë është këngëtarja Fifi. Ashtu siç flet gjithmonë, pa komplekse dhe pa rezerva, Fifi ka bërë një rrëfim të shkurtër në Instastory.

 640 0 5c7790327a039

“Nuk kam pasur kurrë turp të jetoj jetën time. Udhëtoj shumë, sepse familja ime ndodhet në Prishtinë dhe po, udhëtoj me autobus. Mund të më pyesni se përse jetoj si një njeri normal, por sinqerisht unë jam një njeri normal. Zoti më bekoi me zërin tim, por kjo gjë nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq, por nuk dua të bëhem e paprekshme dhe të veproj si një Diva e shtirur apo diçka e tillë. Askush në vendin tonë nuk mund të jetë apo jo? Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi, e bija e Avni dhe Nurie Raçit”, -ka shkruar këngëtarja në një video, ku shfaqet duke udhëtuar në autobus.