Edhe pse pa Dr.Florin, West Side Family sërish janë 3…

Showbiz

west side family
Shpeshherë Landi bën dedikime të ndryshme në rrjetet sociale për mikun e tij Dr Florin, i cili u nda nga jeta pak vite më parë. Por Landi dhe Miri janë përpjekur që të mbajnë grupin që ndërtuan të tre West Side Family, madje së fundmi kanë publikuar edhe projekte të reja muzikore. Tashmë duket se edhe vëllai i Dr Florit, Alban Kondi është bërë i pandashem nga grupi. Ditën e djeshme Landi ka publikuar një foto me Mirin dhe Albanin në Instagram, ku përbri secilës shkruan:

lan

“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej nfakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm”. Pra, edhe pse mungesa e Dr Florit do të ndihet gjithmonë, djemtë janë të lumtur që pranë tyre kanë vëllain e tij.