Ekskluzive – Era Istrefi e para në Shazam: Po e pushton botën

Showbiz

EraIstrefi-780x439.jpg

Era Istrefi definitivisht e ka rrugën të hapur për një famë ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare ka zënë vend në Shazam, aplikacionin më të madh, rrjetin social më të madh në botë të muzikës.

Era gjendet në ballinën e aplikacionit në atë që është konsideruar si kaptinë Ekskluzive nga Shazam, shkruan Telegrafi.

Me të hyrë në këtë kaptinë të veçantë të Shazamit, Era gjendet në vendin e parë të risive ekskluzive, duke qenë personazhi më i përfolur sipas tyre në top listat botërore.

“Hiti i Era Istrefit “Bon Bon” është kënga që lëvizi më shumë në Top 50-she dhe është këngëtarja e të ardhmes në shumë vende, përfshirë edhe Gjermaninë, ku është në vendin e parë në top listë”, shkruan Shazam.

Nëse marrim parasysh këtë fakt të gjallë dhe suksesin e punën që po bën Era, rruga e saj për sukses ndërkombëtar është tashmë shumë reale dhe më e hapur se kurrë.

Era aktualisht gjendet në Londër ku po punon me producentë të Sony Music për hitet e saj për tregun botëror. /Telegrafi/