Ekspertët zbulojnë të fshehtën e Meghan, ja problemi i saj shëndetësor!

Showbiz

meghan kapele
Vetëm dy muaj më parë, Meghan Markle zyrtarisht hyri në familjen mbretërore dhe tashmë duket se ndihet e qetë. Siguria e lëkundur që nga fillimi i lidhjes se saj me Princin eshte zhdukur dhe kjo reflektohet edhe ne buzëqeshjet e saj në driten e blicit te kamerave.  Por megjithate kjo vemendje e madhe mediatike mund të jete edhe një stres i madh për shkak të presionit që 36 vjeçarja nga Kalifornia është e detyruar të perballoje dhe kjo ka çuar në pasoja fizike tek e reja që nuk kanë shkuar pa u vënë re.

meg kapele

Gjatë nje eventi ku doli publikisht me Mbretëreshën Elizabeth në Cheshire, në fakt, flokët e trashë të dukeshës së Sussex u dukën mjaft të holluar duke vene ne alarm fansat. Sipas ekspertit Antonino Di Pietro – intervistuar nga gazeta Gente – në bazë te asaj qe dukej nga flokët e thollë të Meghan Markle fshihet një problem mjaft serioz. Behet fjale per semundjen e quajtur “alopecia areata”, ose ndryshe renie e flokëve me shpejtësi, për shkaqe të ndryshme, që gruaja e Harry e ka maskuar deri tani me teknika si mbajtja e kapeleve.