Elcin interpreton krah Kivanc, si është marrëdhënia mes dy kolegëve?

Showbiz

eclin kivanccc
Produksioni turk “Ay“ ka filluar xhirimet për “Collision“, filmin më të ri turk ku luan Kivanç Tatlitug i cili numëron shumë role protagonistë e spikat për pamjen e tij të jashtme, si dhe Elcin Sangu të cilën e kemi njohur tashmë nga roli i saj në serialin “Dashuri me Qira”. Përveç tyre luajnë edhe shumë aktorë të tjerë të preferuar turk si: Alperen Duymaz, Melisa Asli Pamuk, Sevtap Ozaltun, Ismail Demirci, Hakan Kurtas, Erkan Can, Furkan Kalabalik dhe Buse Kahraman.

6

Për sa i përket historisë dhe rrjedhës që do të ndjekë ky film, mund të parashtrojmë se Kivanç do të jetë në rolin e një polici të quajtur Mahir dhe Elcin në rolin e një punonjëse banke me emrin Zeynep të cilët takohen së bashku si pasojë e një aksidenti të papritur. Aventura, romanca dhe mbi të gjitha DRAMA do të jenë kryefjala e ketij seriali. Por pavarësisht se në film do të ketë shumë dramë, nga ana tjetër, marrëdhënia mes dy aktorëve nuk lidhet aspak me këtë term. Ata jo vetëm që shkojnë shumë mirë bashkë, por madje xhirimet e skenave që ata luajnë bashkë, janë pjesa e preferuar e kastit të xhirimeve, për shkak të kimisë që ka mes dy aktorëve. Mund të themi me bindje, se nga ky projekt, ka lindur një miqësi shumë e mirë. Të paktën, kështu duket tani, e shpresojmë të mbetet e tillë deri në përfundim të projektit.