Vetëm 1 muaj të lidhur, i dashuri i dedikon 3 tatuazhe Ariana Grandes!

Showbiz

ariana tatu
Nuk dimë nëse dikush tjetër do të merrte guximin për një hap të tillë, por i dashuri i ri i këngëtares Ariana Grande-s, Pete Davidson duket se është ‘marrosur’ aq shumë pas saj, sa ka vendosur të bëjë plot 3 tatuazhe për të.

tatuazh 2
Dy të parat lidhen direkt me këngëtaren. Në gisht ai ka bërë tatuazh inicialet e emrit dhe mbiemrit të partneres së tij, ndërkohë që pas veshit ka pikturusr simbolin e përhershëm artistik të Ariana Grande-s.

tatuazh
Por jo vetëm kaq. Dyshja kanë vendosur të bëjnë edhe një tatuazh të njëjtë ne gisht, një re e cila duket se përfaqëson dashurinë e tyre. Ajo çka ka habitur më së shumti fansat është fakti se Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë më pak se një muaj të lidhur dhe kanë ndërmarrë gjithë këto hapa për lidhjen e tyre.