Khloe mund të falë tradhëtinë, por Kanye merr hak për kunatën e tij!

Showbiz

khloe kanye
Familja Kardashian-Jenner nuk i ka aspak mirë punët me Tristian Thompson, yllin e NBA, i cili është dhe bashkëshorti i Khloe Kardashian, pasi ky i fundit e tradhëtoi me dy vajza pak ditë përpara se vogëlushja e tyre Truth të vinte në jetë. Vetë Khloe, nuk ka reaguar negativisht ndaj skandalit edhe pse ajo u trondit jashtë mase kur mediat publikuan pamjet e tradhëtisë së bashkëshortit. Ylli i Kardashian mendoi se ishte më mirë që kjo e fundit të mbante familjen të bashkuar pa e ndëshkuar Tristian për veprimin e tij.

tristannnn
Gjithsesi, Kanye West nuk e ka lënë me kaq. Në albumin e tij të ri thuhet se njëra prej këngëve të reja i dedikohet plotësisht tradhëtise së Tristian ndaj kunatës së tij, duke ngritur lart figurën e kësaj të fundit e duke vendosur me “shpatulla pas muri” atë që tradhëtoi.
Kënga ende nuk është lançuar por pritet të bëjë zhurmë të madhe.