Mes angazhimeve të pafundme, kjo është e vetmja gjë që e qetëson Era Istrefin!

Showbiz

istrefiiii
Sukseset e Era Istrefit këto kohët e fundit kanë qenë të shumta. Emri i saj tashmë ka arritur të bëhet i njohur në mbarë botën. Përveç bashkëpunimeve të shumta, Era arriti të jetë këngëtarja e parë shqiptare që merr pjesë në këngën e botërorit. Të gjitha këto suksese të këngëtares, normalisht që do të thonë edhe angazhime të shumta. Megjithatë Era mundohet që të kalojë momente edhe pranë familjarëve të saj.

era pishine

Kjo e dielë e ka gjetur Era Istrefin, pranë motrës dhe mbesës së saj, Renee. Duket se ato orë të kaluara pranë tyre kanë qenë vërtet relaksuese për Erën. Në njërën prej tyre, ajo shihet duke mbajtur në krahe të voglën Renee dhe në sytë e këngëtares lexohet fare qartë një qetësi shpirtërore dhe dashuri e pashtershme. “E dua mbesën time të vogël”, – ka shkruar ajo bashkangjitur fotografisë.

era rene