Elçin Sangu “Nuk e kam problem që më krahasojnë me Sinem Kobal”

Showbiz

Elçin Sangu është parë teksa polargohej me automjetin e saj nga spitali dhe ishte e shoqëruar nga partneri, biznesmeni Junus Ozdiken. Aktorja e bukur e cila kujtohet me personazhin e Defnesë, në serialin “ Dashuri me qira” dukej mjaft në formë dhe siç ajo u përgjigj kur u pyet nga gazetarët për gjendjen shëndetësore, gjithçka shkon mirë dhe nuk kishte asnjë problem serioz. Sangu ka reaguar gjithashtu edhe ndaj krahasimeve të fundit që i janë bërë me aktoren Sinem Kobal për ngjajshmërinë midis tyre, pas ndryshimit të ngjyrës së flokëve. Ajo ka qeshur duke u përgjigjur se këtë e dinë më mirë ata që e thonë dhe se nuk ka asnjë problem me krahasimin e bërë. Gjithashtu ajo ka përmendur edhe ofertat e para të bashkëpunimeve të cilat kanë mbrritur tashmë në prag të sezonit të ri dhe theksoi se është duke i vlerësuar ato, për të marrë vendimin e duhur.