Elhaida Dani zbulon dietën e rrallë që përdori për t’u dobësuar…

Showbiz

elhaida
Përgjithësisht, ajo flet me forcën e zërit dhe potencialit artistik, por edhe imazhi është një tjetër armë e fortë e saj. Në daljet e shumta publike, në koncerte apo intervista mediatike, këngëtarja e njohur Elhaida Dani na ka dëshmuar se e “përqafon” të bukurën pa kushte, jo vetëm atë në aspektin estetik dhe pamjen e jashtme, por edhe në anën shpirtërore.Por, nëse ka një gjë që e bën të ndihet mirë me veten, ai është fiziku!

 640 0 5b9bc23a35f1b

Kilogramët, kujdesi për veten janë një tjetër motiv i fortë që e shtyjnë atë drejt një regjimi të rregullt ushqimor dhe një stërvitje të vazhdueshme në palestër, për të cilën thotë se kohët e fundit nuk e praktikon shpesh për shkak të angazhimeve në muzikë.Elhaida u shpreh se praktikon dietën ketonike prej disa kohësh. “Praktikisht është një regjim ushqimor gjatë të cilit nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbasë peshë edhe pa palestër” u shpreh artistja.

Lexoni gjithashtu: Loredana dhe Mozzik konfirmojnë shtatzaninë në klipin e ri!