Afërdita kthehet pas në kohë: Ja si dukej përpara shumë vitesh!

Showbiz

Afërdita Dreshaj ka ndarë herë pas here në llogarinë e saj në ‘Instagram’ momente të ndryshme nga përditshmëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, momentet e relaksit pranë partnerit të saj, por dhe njerëzve më të dashur si mamaja apo motra. Këngëtarja dhe modelja shqiptare ka treguar se është duke shijuar marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Jakub Kindl, i cili duket se kujdeset t’i dhurojë asaj momentet më të veçanta.Përveç këtyre momenteve, Afërdita ka publikuar pak më parë një video të hershme të saj duke kënduar me mikrofon në dorë. “Unë e vogël, duke kënduar”,- ka shkruar 32-vjeçarja në postimin e saj, ku dallohet pamja tepër e ëmbël e saj.

Mesa duket Dreshaj është kthyer pas në kohë, duke rikujtuar dhe njëherë emocionet e para që ka ndjerë teksa ka hedhur hapat e parë në muzikë. Kujtojmë se Afërdita ka sjellë produksione të ndryshme muzikore gjatë gjithë viteve të saj në estradën shqiptare.Prej disa vitesh tashmë jeta e saj është zhvendosur në Amerikë, aty ku dhe një vit më parë kurorëzoi dashurinë më partnerin sportist, në një ceremoni e cila bëri që gjithë sytë të ktheheshin nga këngëtarja shqiptare.