Çmimi i fustanit të ri të Demet Özdemir është thjesht mbresëlënës…

Showbiz

Demet Özdemir, aktorja e njohur turke, protagoniste në serialin “ Një puthje në errësirë” dhe në serialin “Dhoma 309” të transmetuara në Tring, vazhdon të surprizojë publikun me veshjet e saj të shtrenjta. Fustani i saj i fundit 14,863 TL (1500 Euro) po bën xhiron e rrjetit.

Emri I Demet Özdemir nuk rresht së u përmenduri në revista të ndryshme të showbizit turk. Demet, e cila ka krijuar një emër në rrjete sociale për shkak të roleve të saj në shumë seriale dhe filma të mirënjohura të kinematografisë turke, po përmendet së fundmi për shkak të çmimeve të veshjeve të saj.

Edhe pse shpesh veshjet e publikuara në rrjetet sociale nga Demet janë për reklamim dhe shpesh ajo nuk paguan për to, thuhet që Demet nuk kursehet përsa I përket paraqitjes te saj.
Në një nga postimet e fundit ajo duket rrëzëllitese veshur me fustanin e verdhë. Me fustanin 14,863 TL (1500 Euro), Özdemir e ka lënë vetë stilin të flasë.

Edhe pse fustani i saj i ri u pëlqye nga shumica e ndjekësve, çmimi i tij u duk pak i ekzagjeruar. Fansat e saj në Instagram kanë komentuar, “Sa i shtrenjtë! Mund të kishe blerë 10 fustane me këtë çmim”.