Bashkëshortja e Xhakës qënka shoqe me aktoren e njohur turke?

Showbiz

leonita
Granit Xhaka është një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë. Mesfushori që aktivizohet me Kombëtaren e Zvicrës po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij te Arsenal, por edhe në anën sentimentale pasi së fundmi është martuar me Leonitën. Kjo e fundit është shumë aktive në rrjetet sociale dhe e ndjek bashkëshortin e saj pothuajse në të gjitha ndeshjet.

XAKA

Në ndeshjen e fundit ishte pikërisht Xhaka ai që i dha 3 pikëshin Arsenalit me një “perlë” nga godita e dënimit dhe në shkallët e stadiumit ishte Leonita. Ajo ka publikuar një foto teksa po shikonte nga afër ndeshjen e Arsenal.Në mesin e shumë komenteve të bie në sy komenti i aktores së njohur turke, Amine Gulse, e cila njëkohësisht është edhe e dashura e futbollistit, bashkëlojtarit të Xhakës, Mesut Ozil.Ajo i ka komentuar dy emoji me zemra te syte dhe një flakë si për të na treguar që ka një marrëdhënie të mirë me Leonitën.

34146087 241529376597423 688311068014936064 n