Xhensila Myrtezaj shtatzanë? Më në fund marrim përgjigjen që të gjithë prisnim!

Showbiz

xhensila
Vitin që lamë pas, një nga çiftet më të dashura kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku bashkëjetojnë prej kohësh dhe nuk kanë si t’i shpëtojnë pyetjes së përhershme: “Kur do të bëheni prindër?”

Herë pas here është aluduar se këngëtarja është shtatzanë, por si ajo si partneri i saj e kanë mohuar këtë lajm. Para pak kohësh ndodhi e njejta gjë. Disa foto të Xhensilës shtuan dyshimet se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Edhe pse e mohuan sërish lajmin, këtë herë “zërat” që qarkullojnë kanë marrë konfirmim.

Në daljen e tyre të fundit televizive, vihet re barku i rrumbullakosur i Xhensilës. Pavarësisht se ajo ishte munduar ta mbulonte me një fustan të lirshëm. Ndër të tjera, ata kanë marrë një dhuratë për bebin e tyre. Kështu që, çfarë konfirmimi presim akoma?