Sikleti më i madh i Alban Skënderaj është pikërisht ajo çka ne pëlqejmë tek ai!

Showbiz

skenderaj
Alban Skënderaj është një ndër kantautorët më të suksesshëm të muzikës shqiptare. Këtë e tregon jo vetëm puna e tij, por edhe fakti që biletat e koncertit të tij janë shitur të gjitha brenda 1 ore nga dalja e tyre online. I suksesshëm dhe i kërkuar nga publiku, çfarë mund të kërkojë më shumë?

Ja që këngëtari e ka një “siklet” në punën që bën. Ai ka treguar se ndryshe nga personat e tjerë të cilët dëgjojnë këngët e tij, vetë këngëtari vihet në siklet kur i dëgjon ato. Madje, nëse rastis t’i dëgjojë në një lokal, i vjen “turp” dhe e kap sikleti. Të vetmet raste kur i dëgjon tamam, janë kur është vetëm në makinë dhe i ngre zërin radios.