Champions, Navas thotë se United nuk duhet ta nënvlerësojë Sevillan

Sport

www98

“Manchester United nuk duhet ta nënvlerësojë Sevillan” kështu thotë Jesus Navas, ish-lojtar i rivalëve të përjetshëm të Djajve, Manchester City-it. Pasi siguruan finalen e Copa del Rey, andaluzët e Vincenzo Montellës do të presin në 1/8-at United-in e Jose Mourinhos. Navas ka thënë të tijën për këtë përballje duke theksuar se Sevilla meriton respekt nga trajneri portugez. “Të eliminojmë United-in, e di që do ishte dicka e bukur edhe për miqtë që kam te City, por ka për të qenë e vështirë” – ka thënë Navas për The Mirror. I rikthyer te ish-skuadra e tij, Navas fitoi pothuajse cdo vit nga një titull, por sipas tij edhe Sevilla është një klub titujsh dhe historia e ka dëshmuar këtë. “Për mua ky klub e meriton suksesin që ka dhe madje edhe më tepër se kaq. Them se United nuk duhet të na nënvlerësojë, kjo pasi performancat dhe loja jonë kanë qenë gjithmonë në rritje. Me finalen e arritur në Copa del Rey dhe me plot ndeshje në Champions kemi treguar se kemi karakterin e duhur për të tilla nivele” – ka thënë më tej 32-vjeçari, i cili është kthyer në një mbrjtës krahu nga Montella, kjo pas lëndimeve që ka pasur Pareja dhe Corchia. Sevilla fitoi 5 kupa të Europa-League-ës mes viteve 2005-2014-të dhe sipas Navasit cikli i atyre sukseseve në Evropë nuk është mbyllur.