Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid:

Sport

“Ndihemi mirë. Jemi të motivuar dhe shumë të qetë, njësoj si përpara çdo ndeshje. Tani po flasim për sfida me peshë, në një kompeticion shumë të rëndësishëm. Kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur në këtë fazë dhe jemi gati të japim më të mirën tonë, duke qenë të vetdijshëm se në mbrëmje si kjo, çdo gjë mund të ndodhë. Në këtë klub, atmosfera nuk lidhet vetëm me fitoren, por edhe me energjinë dhe ‘shpirtin luftarak’ në fushën e blertë. Mund të jemi mjaftueshëm me fat që të luajmë një tjetër gjysmëfinale dhe pse jo, një tjetër finale. Por gjërat duhet marrë hap pas hapi. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, atë se çfarë e kemi vetë në dorë. Shumë thonë se nuk na bën përshtypje të vazhdojmë me suksese në këtë kompeticion dhe i kuptoj, por Real Madrid luan vetëm për të marrë maksimumin dhe lojtarët e mi janë të vetdijshëm për këtë gjë. Në ndeshjen e parë, luajtëm në mënyrën e duhur, duke i kontrolluar me kujdes të gjitha situtatat në fushën e blertë. Me pak fjalë, lojtarët bënë atë se çfarë prisja. Të njëjtën gjë pres edhe sonte. Kemi një avantazh nga takimi i parë, por nuk dua të përqëndrohemi aty. Do t’i luajmë këto 90 minuta për të marrë rezultat maksimal dhe me cilësitë që kemi, kjo është mëse e mundur. Nuk mendoj të bëj shumë ndryshime sa i përket ekipit që do të them në fushë. Jam i lumtur me alternativat që kam dhe i bindur se do të marrë më të mirën nga cilido që të luajë.”